VIDEO/ Gjest i shëmtuar ndaj Rrahmanit, gazetari italian ngre akuzën: Lojtari i Juventusit e pështyu

Napoli-Juventus ishte një duel që në fund i la vendin polemikave. Ishte pikërisht ajo penallti e akroduar në favor të Rrahmanit që vendosi fatin e takimit, duke lënë pakënaqësi në radhët e “zonjës së vjetër”. Por duket se një gjest i shëmtuar ka ndodhur në momentin e fitimit të këtij 11 metërshi.

Gianmarco Giordano ka shpërndarë një video në rrjetin social “Facebook”, ku shuhet se pas mbrojtësit shqiptar është një prej lojtarëve bardhezi që pështyn në drejtim të tij. Një gjest tejet i shëmtuar ky që ka zgjuar edhe irritimin e gazetarit Raffaele Auriemma. Ky i fundit ka shpërndarë videon në fjalë dhe i bën thirrje prokurorisë të marrë masa për këtë veprim antisportiv.

“Ky gjest është i një graviteti të patolerueshëm dhe prokurori federal duhet të hapë një dosje për të ndëshkuar një gjest që kodi i drejtësisë sportive e konsideron një ‘akt të dhunshëm’”, shkruan gazetari italian./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online