Një lojtar i madh nuk është gjithmonë i destinuar për të përfunduar si një trajner i madh. Por Steven Gerrard po rezulton si gjeni në të dy këto aspekte. Për karrierën e tij si futbollist nuk ka askush dyshime pasi flet vetë historia për të.
Sa i përket pjesës së trajnerit, ky sezon rezulton për notën “10”. Rangersi i Gerrard po thyen sundimin e Celtic në kampionat, por sikur të mos mjaftonte me kaq, makineria e ndërtuar është e uritur për të fituar gjithçka.
Ndeshja më emocionuese në Europa League rezultoi përballja mes AntWerp dhe Rangers. Deri në minutën e 82 vendaist ishin duke fituar në shifrat 3-2. Kent në minutën e 83 dhe Barisic nga pika e bardhë, kur po rregjistrohej minuta e fundit e takimit, do t’i përmbysnin shifrat në 3-4.
Doza e adrenalinës ishte në nivelin më të lartë për ekipin e Steven Gerrard që ka fituar në këtë mënyrë ndeshjen e 33 nga 40 përballjet e zhvilluara në këtë sezon të ri, duke llogaritur këtu të gjitha kompeticionet. Rangers ka humbur vetëm një takim duke prekur “qiellin e shtatë” me legjendën angleze. /Sport Ekspres/