VIDEO/ E ofendojnë edhe pa tifozë në Serbi, qëndrimi i Zlatan Ibrahimoviç në “Rajko Mitiç”

Zlatan Ibrahimoviç nuk u preferua nga ana e trajnerit Pioli që të aktivizohej në përballjen kundër Crevena Zvezdës. Ndeshja e luajtur për “Europa League” përfundoi në shifrat 2-2, atje ku sulmuesi suedez është kursyer për derbin e vërtetë që do të zhvillohet ndaj Interit në Serinë A.

Për këtë arsye Ibrahimoviç është rehatuar tepër në pankinën e skuadrës. Suedezi është përballur edhe me disa provokime që vinin nga shkallët e stadiumit në “Rajko Mitiç”. Pavarësisht se nuk u miratua kërkesa e klubit serb dhe luhej pa tifozë, disa persona që nuk janë indentifikuar ende dhe që ishin të pranishëm në stadium, nuk i kanë kursyer ofendimet e tyre në drejtim të Zlatan.

Por pavarësisht fjalëve të thëna, Ibrahimoviç nuk ka bërë asnjë reagim të vetëm duke qëndruar i qetë në vendin e tij. E gjitha kjo ngjarje është cilësuar nga mediat serbe si një turp i madh për shtetin e tyre pasi është ofenduar miku i Dejan Stankoviç dhe njëkohësisht një figurë që ka simpati të madhe tek tifozët. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online