Presidenti i Tiranës, Refik Halili, duket se do të dorëzohet për të hequr dorë nga kartoni i Ernest Muçit. Për talentin e Tiranës ka një interesim të shtuar që vjen nga Rapidi i Vienës, Young Boysi, Verona, ekipe turke, ukrainase dhe suedeze.
“Supersport” ka raportuar se kjo e hënë do të jetë shumë vendimtare për të ardhmen e futbollistit, atje ku Halili do të marrë vendimin. Me shumë mundësi Tirana do të përfitojë rreth 600 mijë euro për shitjen e sulmuesit, ndërsa mund të kemi një marrëveshje të mbyllur në këtë moment dhe Muçi të largohet menjëherë me nisjen e merkatos së verës. /Sport Ekspres/