Situata në Angli nuk është aspak e lehtë, teksa vendi ka shkuar në izolim total, si pasojë e mutiacionit të ri të COVID-19. Kjo ka ndikuar totalisht edhe në futboll, pasi skuadrat e Premier Ligës e kanë të pamundur për tu futur në shtetet e tjera evropiane, pasi fluturimet janë ndaluar me Anglinë.
Teksa po vjen periudha e Chamions League, Liverpuli rrezikon ta humbë ndeshjen e parë në tavolinë 3-0 ndaj, ndaj Lajpzigut, pasi autoritetet gjermane nuk e kanë lejuar ekipin të hyjë në shtetin e tyre. Drejtuesit e Liverpulit kanë bërë një kërkesë të veçantë për tu futur në Gjermani për zhvillimin e ndeshjes së parë me Lajpzig.
Por kjo kërkesë e kampionëve në fuqi të Anglisë është refuzuar nga shteti gjerman që e ka futur Britaninë e Madhe në zonën e kuqe për shkak të numrit të madh të rasteve me variantin e ri të Coronavirusit./Elio Hajdari-Sport Ekspres/