“22-shi del gjithmonë”/ Vidal nuk e përtyp dot zëvendësimin, kiliani shfryn ndaj Kontes

Arturo Vidal ishte emri për të cilin Antonio Konte ngulmoi për ta sjellë te Interi, por kiliani është larg pritshmërive të trajnerit dhe klubit. Paraqijtet e tij në fushë nuk kanë qenë në nivelin e duhur dhe shpesh herë mesfushori është detyruar të lërë fushën përpara kohë. Diçka e tillë ka ndodhur edhe mbrëmjen e sotme, teksa në minutën e 72-të i ka lënë vendin Eriksenit.

Por Vidal nuk e përtyp dot lehtë zëvendësimin në ndeshjen ndaj Juventusit. Tundja e kokës tregoi qartë zgjënjimin e kilianit, që më pas shfryn ndaj Kontes. “22-shi del gjithmonë”, ishte fraza e përsëritur disa herë nga mesfushori zikaltër teksa dilte jashtë vijave kufizuese./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *