Interi pret Juventusin në “San Siro” në orën 20:45 për të luajtur ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë. Në këtë takim zikaltrit duhet të bëjnë pa sulmuesin kryesor të tyre, Romelu Lukakun. Belgu u skualifikua nga Federata Italiane për shkak të sherrit me Ibrahimoviç, duke humbur kështu këtë sfidë të rëndësishme.
Por tifozët e Interit kanë vendosur t’i qendrojnë pranë Lukakut, teksa kanë kanë shpalosur pranë stadiumit një banderolë ku shkruhet: “Kokën lart, krahërorin përpara. Krenar për ty Romelu”. Ndërkohë nuk kanë munguar as koret e zikaltërve, që kanë ndezur atmosferën jashtë “San Siros” në prag të përballjes me një nga rivalët më të mëdhenj të klubit, Juventusin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#InterJuve – I tifosi nerazzurri caricano la squadra di #Conte prima della sfida alla #Juventus
? @Ale_Rimi pic.twitter.com/G8O9A9KY4z
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) February 2, 2021