Superiorja po mbushet gjithmonë e më tepër me emra futbollistësh që më parë dukeshin të pamundur për të mbërritur në elitën e futbollit tonë. Nënshkrime luksi, ndërsa Kukësi ka shkuar përtej mundësive duke tentuar edhe mesfushorin e rëndësishëm të Kosovës, Herolind Shalën.
Ky i fundit është pa skuadër për shkak se i skadoi kontrata me Valerangan. Indeksionline ka raportuar se verilindorët e kanë kontaktuar Shalën për ta marrë në skuadër, por përgjigja e marrë ka qenë negative. Kjo pasi lojtari kërkon elitat e futbollit europian për të vazhduar karrierën e tij dhe njëkohësisht që të ketë vendin e titullarit te Kosova. /Sport Ekspres/