Nga dy golat me Lokomotivën te realizimi ndaj Dinamos së Zagrebit, Sahiti: Pres Shqipërinë

Emir Sahiti është rikthyer që të marrë vëmendjen e mediave dhe tifozët shqiptarë pas performancave të treguara në ndeshjet e fundit. Dy gola erdhën ndaj Lokomotivës së Zagrebit, për të mbërritur te realizimi dhe asisti kundër gjigandëve të Dinamos së Zagrebit.

Sibenik nuk kishte arritur më parë një sukses kaq të madh, për të grumbulluar tre pikët ndaj sunduesëve të futbollit në Kroaci. I ftuar në “Zona Gol”, Sahiti tregon planet për karrierën e tij dhe njëkohësisht pret ftesën e Shqipërisë A.

“Ishte si një ëndërr ai gol, po ashtu edhe fitorja, ishte vërtet diçka shumë e bukur,  për më tepër që Sibeniku nuk i kishte marrë asnjëherë pikë Dinamos, jemi në historinë e këtij klubi.”

Goli më i veçantë: “Nuk dua t’i ndaj 2 golat që kam realizuar, ai kundër Hajdukut dhe ky ndaj Dinamos së Zagreb, të dy janë të veçantë për mua.”

E ardhmja: “Për momentin jam në huazim nga Hajduku, në verë do të rikthehem. Nuk besoj se jam gati për një ligë të madhe europiane, por shpresoj të jem i rëndësishëm për Hajdukun.”

Kombëtarja: “Unë kam qenë disa vite pjesë e kombëtareve të moshave. Punoj çdo ditë dhe nëse trajneri e sheh të arsyeshme, jam gati për Kombëtaren Kuqezi.” /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online