Ikardi po luante me PSG në “Ligue 1”, hajdutët futen nga dritarja dhe i vjedhin bizhuteritë

Humbja 3-2 ndaj Lorient nuk ishte i vetmi problem ditën e djeshme për PSG, pasi shtëpia e sulmuesit argjentinas, Mauro Icardi u vodh gjatë kohës që ai ishte në fushën e lojës. Sipas gazetës franceze “L’equipe”, hajdutët kanë vjedhur bizhuteri, ora dhe veshje të shtrenjta me vlerën 350,000 euro.

Vjedhja ishte zbuluar së pari nga stafi i Icardit, të cilët vërejtën se vandalët ishin futur në shtëpi përmes dritareve. Autoritetet franceze u njoftuan menjëherë dhe policia ka filluar kërkimet për kapjen e autorëve të krimit. Kujtojmë se kjo ngjarje ndodh vetëm 1 javë më vonë, pasi shtëpia e një tjetër lojtari të PSG, Rico, u vodh nga huliganët e Parisit, duke i shkaktuar një dëm prej 22,000 euro. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *