Myrto Uzuni nuk ndalet në Hungari, tund përsëri rrjetën me Ferencvaroshin

Myrto Uzuni po e vijon këtë vit 2021 në të njëjtën formë fantastike si një vit më parë. Sulmuesi shqiptar nuk ndalet në Hungari, ku pas atij goli spektakolar nga goditja e dënimit në ndeshjen e fundit, tund sërish rrjetën. Ferencvaroshi është duke udhëhequr me shifrat minimale 0-1 kundër Budafokit me goli ne vetëm të ardhur nga këmba e talentit kuqezi.

Kampionët e Hungarisë fituan një 11 metërsh në minutën e 25 të takimit dhe nga pika e bardhë u pozicionua pikërisht Myrto Uzuni. 25-vjeçari u tregua i saktë përballë portierit kundërshtar, duke i dhuruar avantazhin skuadrës së tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *