“Treguam karakterin tonë”, Gjimshiti tregon arsyen e golave: Gasperini na thotë të hidhemi në zonë

Atalanta elimioni Lacion nga Kupa e Italisë duke siguruar kështi kualifikimin për në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni. Një meritë e madhe në këtë pjesë shkon edhe për Berat Gjimshitin, i cili shënoi golin e parë për bergamaskët. Përveç punës së mirë në mbrojtje, futbollisti shqiptar po tregon gjithnjë e më tepër se di të kërcënojë edhe portën kundërshtare.

Këtu duket edhe dora e Gasperinit dhe këtë e pranon edhe vetë mbrojtësi i Kombëtares kuqezi në prononcimin pas ndeshjes për “Rai Sports”. Gjimshti shprehet se trajneri u kërkon mbrojtësve që të hidhen në zonën kundërshtare, si dhe thekson se sot ekipi ka treguar karakterin e tij.

“Ishte një lojë e veçantë me një pjesë të parë shumë të ekuilibruar. Ka pasur shumë gabime, por karakteri i ekipit tonë e tregoi veten. Sot kemi treguar se duke vuajtur mund të fitojmë përmes grupit. Ne mbrojtësit përpiqemi të mbrohemi, por trajneri na kërkon gjithashtu që të hidhemi në zonë”, ka thënë Berat Gjimshiti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *