“Më bëri habi te Kastrioti, doktori që hynte dhe lojtarë të shtrirë”/ Gurishta: Vetëm kështu ndalet Vllaznia

Gurishta ishte i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” atje ku ka folur për përballjen e Vllazninë me Kastriotin që u nda në barazimin pa gola. Lojtari i shkodranëve është shprehur se në atë takim ka pasur më tepër lojë të ndaluar për shkakun se kundërshtarët shtriheshin në tokë dhe prisnin vetëm ndihmën mjekësore, në mënyrë që të kalonin minutat. Të përshkruar në pak rreshta, Gurishta mendon se kjo është e vetmja mënyrë sesi ndalet Vllaznia.

“Më ka bërë shumë përshtypja interpretimi i lojës së Kastriotit. Kishte zgjedhur një tjetër mënyrë nga përballja me Tiranën dhe Partizanin. Lojtarët e Kastriotit rrinin gjatë gjithë kohës në tokë, doktori i tyre që vetëm hynte në fushë. Më tepër nuk është luajtur futboll në atë ndeshje. Ndoshta është kjo e vetmja mënyrë sesi mund të ndalet Vllaznia.

Trajneri kishte datëlindjen një ditë para, por më tepër festoi stafi, se ne e kishim mendjen te ndeshja me Kastriotin. Dhurata për trajnerin nuk u bë nga ne me një fitore, por ia kemi shtyrë për në fundjavë me Partizanin. I kisha thënë çunave se më e vështirë do të ishte kjo ndeshje me Kastriotin sesa ajo me Partizanin. Partizani do të luajë hapur dhe ka shanse për t’u fituar nga të dy ekipet, ndërsa Kastrioti kishte ardhur vetëm për një pikë. Ashtu si u gëzuan ekipet e tjera kur barazoi Vllaznia, ne gëzohemi tani me barazimet e tyre”, tha Gurishta. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *