“Përse nuk fut djalin tim?”, Elvis Sina tregon version tjetër të përplasjes Halili-Dede: Ma tha dikush atje

Nevil Dede është larguar nga Tirana pas përplasjeve të ideve me presidentin e Tiranës, Refik Halili. Përpara ndeshjes kundër Laçit ishte zgjedhur aktivizimi i Kukës, por kreu i bardhebluve kërkonte më tepër siguri me Danson në 11-she pasi përballja ndaj kurbinasve ishte një “finale” për t’u mos humbur.

Megjithatë ish-lojtari i bardhebluve, Elvis Sina, i cili u ftua në emisionin “Rubrika Sportive” në “RTSH” ka dhënë një version krejtësisht tjetër. Sipas tij arsyeja e konfliktit erdha për mos aktivizimin e Grent Halilit.

“Askush nuk e priste këtë lëvizje, Dede sapo kishte ardhur, por bëri mirë që iku. Me president të tillë nuk mund të bësh futboll. Presidenti Refik Halili ndërhyn gjithmonë, e ka bërë skuadrën rrëmujë, më vjen keq që po e them kështu. Më këta presidentë ul figurën tënde. Nuk bëhet fjalë që Halili ndërhyn në formacion. Ai ka qenë gjithë kohën aty dhe ndërhyn siç e ka zakon.

Unë sot e mora vesh dhe fola me dikë që është aty afër. Ai më tha se nuk kishte futur djalin e Halilit në formacion dhe iu kërkua llogari pse nuk e futi. Dede më tej i tha se jam unë trajneri. Ai më pas i kërkoi që Grenti të ishte në formacion dhe Dede vendosi largimin.

Imazhi i klubit është prishur me shumë problematika. Nuk i takon një klubi si Tirana të katandiset në këtë gjendje, është e turpshme. Presidenti duhet të japë menjëherë dorëheqjen nga ndëryrjet në gjëra që nuk i takojnë, tek gjërat që i takojnë mund të bëjë çfarë të dojë, sepse ka të drejtën e zotit, ka hedhë lekët e veta aty”, u shpreh Sina. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online