Armand Rada ka fituar interes të madh pas performancave të treguara te Renate. Mesfushori shqiptar i rritur në akademinë e Interit do të bëjë një tjetër hap të rëndësishëm për karrierën e tij, ndërsa konsiderohet si i pazëvendësueshëm te Renate, që është pranë ngjitjes në Serinë C.
Venecia, Pisa, Citadela dhe Vicenza janë katër skuadrat e Serisë B që janë të interesuara për të marrë shërbimet e Radës në këtë merkato të dimrit. I vetmi interesim që vjen nga jashtë Italisë për mesfushorin shqiptar i përket Luganos në Zvicër, e cila është pjesë e elitës dhe kërkon një vend në Europë.
Por për të arritur marrëveshjen me Renaten ka edhe një kusht të veçantë. Kjo skuadër kërkon që ta shesë Radën në këto ditë, por ekipi i ri duhet që ta lërë në huazim te Renate këtë lojtar deri në muajin qershor në mënyrë që të arrihet objektivi për të mbërritur në Serinë B. /Sport Ekspres/