Atalanta ka barazuar në shifrat 1-1 kundër Udinezes, me këta të fundit që befasuan ekipin e Gasperinit me gol që në 20 sekondat e para të duelit. Megjithatë, ndeshja mund të shkonte edhe në favor të bardhezinjve, por për këtë bergamaskët duhet të falenderojnë arbitrin.
Golini kontrollon një top në zonë, që menjëherë i shpëton nga duart. Kundërshtarët kërkojnë të përfitojnë nga kjo situatë, ndërsa portieri i Atalantës ngatërron topin me këmbët e rivalit, duke e rrëzuar përtokë.
E pavarësisht kësaj, gjyqtari i takimit e quan gjithçka të rregullt dhe lë lojën të vazhdojë. Një vendim ky që nuk i ka pëlqyer aspak Udinezes e që ka ndezur polemika në Itali. Madje fakti që aq VAR-i nuk ndërhyri për këtë rast ka shtuar edhe më tepër pakënaqësitë te tifozët dhe ekipi italian./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/SkaardaLecter/status/1351907114206298115