Ekskluzive/ “Partizani-Tirana do fitohet dhe humbet nga trajneri”, Rraklli: Shihni sesi u duk Lacio-Roma

Nga Klaudio Ndreca

Derbi i kryeqytetit do të kthehet sërish në kryeqendër të vëmendjes teksa Partizani do të përballet me Tiranën në ditën e nesërme. Pas një përballje të parë ku triumfoi mërzia dhe ku mungonte dukshëm spektakli, këtë herë rritet më tepër pritshmëria te futbollistët për të dhuruar një tjetër panoramë.

Por si do të jetë ky derbi? “Sport Ekspres” ka zhvilluar intervistë me Altin Rrakllin, figurën e njohur të futbollit tonë që nuk ka nevojë për shumë prezantim. Sipas Rrakllit ky derbi do të fitohet dhe do të humbet nga trajneri. Megjithatë i qëndron mendimit se edhe këtë herë do të shohim përballje të vakët pasi mungon energjia kryesore, tifozët. Si shembull për të mbështetur këtë opinion sjellë derbin e luajtur në Itali mes Lacios dhe Romës që ngjasoi shumë me një ndeshje normale.

Derbi i parë mes Tiranës dhe Partizani ishte i destinuar për t’u mbyllur në paqe. Daja dhe Dede në lojën e shahut, atje ku humbja e derbit të tyre të parë do të sillte shumë kritika që duheshin evituar me çdo kusht. A do të jetë ky momenti që do të luhet me kartat e hapura?

Së pari duhet të theksojmë se ky lloj derbi ka traditën e tij, ka ligje të veçanta që nuk para lidhen me gjendjen në tabelë apo me objektivat që ka secila skuadër. Kjo për shkakun e rivalitet të madh sportiv që dihet prej kohësh. Tani luftojnë të dyja këto ekipe për titullin, prandaj kjo ndeshje nuk kërkon gabime që do t’i sillnin edhe humbjen e ndeshjes. Prandaj unë parashikoj një Partizani-Tirana që do të jetë shumë e kujdesshme dhe rrjedhimisht do të mungojë spektakli.

Ke ndjekur shumë përballje derbi në Europë gjatë gjithë këtyre kohëve. Duke ditur entuziazmin, interesimin e lartë dhe mënyrën sesi përjetohet një përballje e tillë në Shqipëri, me cilën prej ndeshjeve derbi do ta krahasoje në Europë?

Këto lloj përballjesh kanë rivalitet të fortë në fushë, por spektaklin dhe inatin më të madh e kanë tifozeritë, që i japin atë zjarrin nga jashtë, e cila reflekton në fushë. Në rastin konkret kjo ka munguar në vitin e fundit për arsye që dihet tashmë. Çdo derbi europian, qoftë Real-Barca, Arsenal-Tottenham apo Byaern Dortmund, për të përmendur edhe në Ballkan rastin e Olimpikaos-Panathinaikos dhe së fundmi Lazio-Roma, vihet re diferenca nga më parë. Madje Lazio-Roma dukej si një ndeshje normale për shkakun e mungesës së tifozëve.

Panorama mes dy ekipeve është e qartë: “Nëse bëhet fjalë për cilësi në individualitet, Tirana kryeson. Por nëse bëhet fjalë për lojë grupi është Partizani”. Kush mendon se jep më tepër rezultat në fushën e lojës, individët që mund të shpikin mrekullinë edhe kur nuk pritet apo fryma e grupit?

Një skuadër e bën të madhe kualiteti, profesionalizmi, përgjegjshmëria, zgjuarsia e stafit dhe veçanërisht e trajnerit që në fund vendos skuadrën në fushë apo mënyra sesi reagon gjatë lojës. Sa i përket të dyja skuadrave, pavarësisht situatës që kaluan në fillim të sezonit, Partizani me bllokimin e merkatos dhe Tirana me largimin e disa lojtarëve, janë munduar tani që të afrojnë disa emra. Këtë ndeshje do ta fitoj ose do ta humbasë trajneri, e për këtë arsye i jap një avantazh të lehtë Partizanit.

Si shpjegohet fakti se ekipi humbës te Tirana-Partizani e ka të pamundur që të ringrihet, duke u zhytur në krizën e thellë. A mund ta shmanget një gjë e tillë?

Arsyeja dihet pasi lojtarët ngarkohen aq shumë emocionalisht për shkak të tifozëve që kërkojnë fitore me çdo kusht. Shpenzojnë shumë energji si nga ana fizike dhe nga ajo psikologjike. Pastaj shto këtu edhe kritikat e mëdha për ekipin humbës, që shkon përtej dështimit të tre pikëve, duhet kohë që të rigjenerohet për të kapur veten. Patjetër këtu duhet ndërhyrja e stafit për aspektin psikologjik-teknik që të gjejë fjalët dhe këshillat e duhura për të shmangur situatën e zymtë pas ndeshjes.

Të ndalemi pak edhe te sulmuesi i Kombëtares, Seferi. Një lojtar prej të cilit pritet shumë dhe që na magjepste te Shqipëria U-21. Pas shumë huazimesh të Young Boys në Zvicër, vjen për të kaluar një aventurë te Tirana. Do të lërë gjurmë?

Taulant Seferi më duket shumë interesant pasi ka shpejtësi, shkathtësi dhe është teknikisht mirë. Është goditja e duhur që ka bërë Tirana, do të bëjë diferencën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online