Zyrtare/ Një tjetër aventurë në karrierën e tij, Tramexani prezantohet në krye të klubit të ri

Paolo Tramexani ka nisur një tjetër aventurë në karrierën e tij si trajner. Italiani fitoi një eksperiencë të madhe si ndihmësi i Xhani de Biazit në pankinën e Kombëtares shqiptare, ku u arrit për herë të parë në historinë e kuqezinjve edhe kualifikimi në grupet e Euro 2016. Më pas 50-vjeçari vendosi të vazhdojë rrugën i vetëm, duke drejtuar në Zvicër Luganon e më pas Sionin, si dhe Apoel Nikosian në Qipro, ku është shpallur edhe trajneri më i mirë.

Tashmë Kroacia i shtohet CV-së së tij. Paolo Tramexani ka firmosur një kontratë që do e mbajë të lidhur deri në verën e vitit 2022 me stolin e Hajdukut të Splitit. Klubi kroat i ka besuar pikërisht trajnerit italian drejtimin e skuadrës, duke kërkuar përmbushjen e objektivave për këtë sezon dhe në atë të ardhshmin. Prezantimi ka ardhur nga vetë faqja zyrtare e Hajdukut të Splitit, ndërsa sot është zhvilluar edhe seanca e parë stërvitore me ekipin e ri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *