Interi është duke u përballur kundër Fiorentinës në takimin e vlefshëm për Kupën e Italisë, ndërsa fituesi i këtij çifti do të përballet në fazën tjetër kundër Milanit. Por ashtu si edhe në mbrëmjen e djeshme me kuqezinjtë që u kualifikuan ndaj Torinos, nuk mjaftojnë 90 minuta për të përcaktuar fituesin.
Protagonisti kryesor i takimit ka qenë arbitri Davide Massa për këtë 90 minutësh te Inter-Fiorentina. Në minutën e 39 do të akordohej një penallti me VAR në favorin e zikaltërve, teksa Vidal do ta ekzekutonte saktësisht në qendër, për të dërguar rezultatin në 0-1. Vetëm katër minuta më vonë do të akordohej një penallti për Fiorentinën, por pasi e pa në VAR, Davide Massa ndryshoi vendimin. Kështu u mbyll pjesa e parë në shifrat 0-1, me zikaltërit që shkuan në avantazh në dhomat e zhveshjes.
Në minutën e 57 të takimit mbrojtja e Interit ka kaluar në kaos pas një goditje këndi dhe askush prej tyre nuk mundi që të largonte topin në momentin e rrezikut, me sferën që përfundoi në këmbët e Kouame. Ky i fundit ka lëshuar një predhë të vërtetë duke ia bërë të pamundur Handanovic për të reaguar, duke shtuar kështu edhe 30 minutat e shtesës pasi pjesa e dytë u mbyll në shifrat 1-1. /Sport Ekspres/
Merci Kouamé ? pic.twitter.com/PXbOm5nRhY
— ?????? ? (@Calvin_ACM) January 13, 2021