VIDEO/ Ka harruar të luajë futboll! Dele Alli rrëzohet më kot, nuk ndalet e qeshura te lojtarët e Totenhemit

Dele Alli është tërësisht jashtë formës së tij te Totenhem, ndërsa trajneri Murinjo zgjedh që ta aktivizojë vetëm ndaj kundërshtarëve modest. Por sërish nuk ka një shkëndijë nga ana e futbollistit që më parë cilësohej si i kalibrit të lartë, për të konkurruar denjësisht për fanellën e titullarit.

Në mbrëmjen e djeshme Totenhem ka fituar me shifrat 0-5 në ndeshjen e FA Cup kundër Marin, një skuadër modeste e ligave më të ulëta në Angli. Ajo që ka tërhequr vëmendje në këtë ndeshje ishte momenti kur Ben Davis kombinon me Dele Alli, ndërsa ky i fundit nuk ka mundur që të mbajë ekuilibrin dukë u rrëzuar.

E qeshura ka shpërthyer në stolin e Totenhemit, me Son që nuk po përmbahej dot. Nga ana tjetër edhe Gareth Bale ka shpërthyer në të qeshura duke kërkuar karton nga gjyqtari për kontaktin “fantazmë”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online