VIDEO/ Tirana dhe Kukësi kanë humbur rrugën, Lushkja paketon tre golat dhe drama e Skënderbeut

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar java e 13 e Superiores atje ku janë prodhuar rezultate shumë interesante. Laçi kishte një sfidë direkte me Kukësin, mes dy ekipeve që pretendojnë titullin kampion. Kurbinasit fituan në shifrat 3-2 dhe autori i golit të parë ishte Musta. Ish-lojtari i verilindorëve ndali topin në rrjetë me të majtën e fuqishme, ndërsa menjëherë tregoi edhe fanellën e tij për t’i kujtuar Kukësit gabimin që bëri me largimin e tij. Për të vazhduar në fundin e pjesës së parë me golin fantastik të Harmon, që ndali sferën në rrjetë me parabël.

Xhixha do të mbyllte historinë e takimit me golin e tretë. Interesant është fakti se të treja realizimet kanë ardhur pas pasimeve që ka dhuruar Lushkja, që në këtë mënyrë paketoi edhe humbjen e Kukësit. Verilindorët shkurtuan diferencën falë golit të Ibrahimit nga pika e bardhë, ndërsa goli i Eze sërish nga 11-metrat në minutat e fundit i shërbeu vetëm statistikave.

Nga krahu tjetër Tirana nuk mori më shumë sesa barazimi pa gola ndaj Bylisit. Bardheblutë vazhdojnë që të humbin rrugën dhe qetësinë drejt rinkonfirmimit si kampion të Superiores. Danso do të ndëshkohej me dy kartonë të verdhë brenda pak minutash, për të dalë nga fusha e lojës dhe për t’ia bërë më të vështirë triumfin bardhebluve. Në ndeshjen e tretë ishte Skënderbeu që përmbysi shifrat ndaj Kastriotit dhe ishte aq afër fitores. Krutanët kaluan të parët në avantazh me Shkallën, por golat e Mensah dhe Vangjelit krijuan iluzionin e triumfit. Por në aksionin e fundit përpara mbylljes së takimit ishte Mehmeti që barazoi shifrat.  /Sport Ekspres/

Bylis-Tirana 0-0

Laçi-Kukësi 3-2 Musta 13′, Harmon 45′, Xhixha 50’/ Ibrahimi 64′ p, Eze 90′

Kastrioti-Skënderbeu 2-2 Shkalla 28′, Mehmeti 94’/ Mensah 65′, Vangjeli 84′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *