Vlerësimi në Turqi, ish-sulmuesi i Partizanit dhe Erdon Daci përfundojnë në formacion më të mirë

Në Turqi ka dalë formacioni më i mirë i javës së 16 sa i përket elitës së futbollit. Atje gjenden dy lojtarë që janë të njohur edhe për tifozët shqiptarë. Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Partizanit, Kaleb Ekuban, që mbetet padyshim një nga sulmuesit e huaj më të mirë që ka ardhur në Shqipëri.

Në fitoren e fundit të arritur nga Trabzonspori kundër Goztepes do të ishte pikërisht Ekuban që do të vendoste fatin e takimit për të vulosur shifrat në 1-0. Në 11 ndeshjet e zhvilluara gjatë këtij sezoni sulmuesi ka arritur që të tund 5 herë rrjetën e kundërshtarit. Ndërkohë edhe Erdon Daci gjen vendin e merituar në formacionin më të mirë të javës. Futbollisti shqiptar që është pjesë e Koniasporit realizoi dy gola në fitoren dramatike në shifrat 4-3 ndaj Galatasarait. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online