Përfundon në spital edhe Sepp Blatter, komplikime shëndetësore për ish-presidentin e FIFA-s

Sepp Blatter ishte presidenti i FIFA-s në periudhën 1998-2005, por u pezullua për aktivitete të parregullta deri në tetor të vitit 2021. Pavarësisht se po shijonte pushimin e tij nga jeta mjaft aktive e futbollit, një lajm jo i mirë vjen nga Zvicra.

Sipas gazetës zvicerane “Blick” biznesmeni është shtruar në spital për shkaqe shëndetësore. Lajmin e ka konfirmuar vajza e tij, e cila sqaroi se Sepp Blatter është në spital por është duke u përmirësuar dhe se nuk është në gjendje kritike për jetën.

“Babai im është në spital, por është duke u përmirësuar. Megjithatë i duhet pak pushim. Nuk ka asgjë serioze, por duam të shfrytëzojmë të drejtën e privatësiësë.”- u shpreh vajza e 84 vjeçarit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *