Partizanit i zhbllokohet merkatoja, Erion Braçe “thumba” për Skënderbeun: Jo të gjithë humbin në CAS

Partizani ka marrë lajmin e madh që e priste me padurim. CAS-i ka rrëzuar vendimin për bllokimin e merkatos, duke i dhënë kështu të drejtë të kuqve. Këta të fundit do të kenë më në fund mundësinë për të ndërhyrë në treg këtë muaj e për të sjellë përforcimet e munguara për trajnerin Ilir Daja. Pas këtij vendimi ka reaguar edhe Erion Braçe, i cili është një tifoz i skuadrës kryeqytetase.

Nëpërmjet rrjetit të tij social, “Instagram”, zëvendëskryeministri i Shqipërisë hedh “thumba” për Skënderbeun, duke i kujtuar faktin se jo të gjithë humbin në CAS, po ka edhe ata si Partizani që ia dalin  të fitojnë gjyqin. “Fiton Partizani! Jo të gjithë humbin në CAS. Gjykata rrëzon FIFA-n, Partizani në merkato”, janë fjalët e shkruara nga Erion Braçe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *