“Bojkoti e kreu funksionin e tij”, Libohova prek çështjen e emrit të Superiores: E nisëm me 10 milionë, por…

Ky sezon shenjoi një nga më të pazakontit në historinë e futbollit shqiptar. Kampionati nisi 2 muaj me vonesë nga data e planifikuar për shkak të bojkotit të presidentëve të Kategorisë Superiore. Sporti në Shqipëri është në kushtet e mbijetesës dhe ishte momenti për t’i tërhequr vëmendjen qeverisë të kthejë sytë edhe nga ky sektor.

Disa muaj më pas, kreu i Ligës Profesioniste, kthehet t flasë për bojkotin e realizuar dhe për efektet e tij. Edvin Libohova shrpehet për mikrofonin e “Top Channel” se funksioni i ndërprerjes së kampionatit arriti ta kryente funksionin e tij, ndërsa vetë Liga do të vijojë të punojë fort që shteti shqiptar të miratojë edhe ligjin e sponsorizimit, që do ti jepte më tepër jetë futbollit tonë. Gjithashtu presidenti Libohova prek edhe çështjen e shitjes së emrit të Kategorisë Superiore.

“Vetsakrifikimi i ligës e kreu funksionin pasi qeveria më në fund kuptoi nevojat e sportit. Disa u gjëra u bën por jo ligji i sponsorizimit që ishte më kryesori.Ne do të vazhdojmë por jo me bojkot pasi edhe bojkoti ka pasojat e veta. Këtu nuk bëhet fjalë për të zgjidhur problemet e një sezoni, por për të ardhmen.

Shitja e emrit të Superiores? U bë gjithçka me nxitim, tani do të fillojmë procedurat që në mars për sezonin e ardhshëm në shtator. Atëherë ishte një çmim 10.000 milion lekësh por tani që do të jetë më afatgjate oferta do të ndryshojë edhe çmimi”, ka thënë Edvin Libohova./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online