Siuata është përmbysur në këtë vit të mbrapshtë për Taren. Nga njeriu me nuhatjen e pagabueshme për talente tashmë është detyruar të marrë përgjegjësitë për blerjet e dështuara në merkato. Nga Valon Berisha e deri te Vedat Muriqi, lista e lojtarëve të sjellë nga shqiptari në skuadrën bardhekaltër dhe që nuk bindin aspak në fushën e lojës po bëhet gjithnjë edhe më e gjatë.
Përpos dy lojtarëve dardan, edhe emrat e Adekanye, Jony dhe Fares shtohen në radhët e atyre që nuk justifikojnë shpenzimet e klubit italian. Vedat Muriqi është rasti më i freksët që ka zgjuar zgjënjimin e tifozëve, të cilët kanë nisur t’i bëjnë “gjyqin“ Tares për zgjedhjet e gabuara në merkato./Halit Delibashi-Sport Ekspres/