Ibrahimoviç i bën të gjithë për vete në Itali, tashmë merr edhe rolin e prezantuesit në festivalin e njohur

Nëse për shumë persona ky vit mund të konsiderohej si i mbrapshtë, për Ibrahimoviç ka sjellë vetëm sukses. Në një moshë kur shumica e futbollistëve do ishin duke shijuar paratë e grumbulluara përgjatë karrierës, sulmuesi është ende në fushën e lojës dhe duke qenë vendimtar për Milanin. Me paraqitjet dhe karakterin e tij të veçantë Ibra i ka bërë të gjithë për vete në Itali, duke gëzuar kështu një popullaritet të madh përtej Adriatikut.

Ky popullaritet i ka hapur rrugët edhe jashtë fushave të blerta, teksa do të jetë një nga të ftuarit e rregullt për të prezantuar festivalin e njohur të këngës në Itali, “Sanremo”. Ka qenë vetë Amadeus ai i cili ka konfirmuar prezencën e Zllatan nga data 2-6 mars, kohë kur organizohet eventi. Gjithashtu theksohet se gjatë kësaj kohe nuk do të humbi asnjë ndeshje me Milanin e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online