Partizani do të luajë ndeshjen e fundit të këtij viti kundër Laçit të mërkurën. Ndërkohë përgjatë kësaj kohe nuk ka qenë i pranishëm Ilir Daja për shkak të një gjendje gripale e cila është kaluar. Trajneri nuk ka zgjedhur që të rrezikojë shëndetin e futbollistëve dhe për këtë arsye ka sakrifikuar duke i shpalosur emocionet përpara televizorit.
Në ditën e sotme tekniku ka zbritur në stërvitje dhe ka pasur shumë përgëzime për lojtarët për gjithçka dhuruan në fushën e lojës. Në ndeshjen e fundit për vitin 2020, Daja do të jetë për drejtuar futbollistët e Partizanit për ta mbyllur me fitore. /Sport Ekspres/