“Do të futemi në Serinë A”, Boateng tregon objektivin me ekipin e ri të Berluskonit

Pasi bleu Monzën, Berluskoni është duke formuar një Milan të vogël, ku ka mbyllur transferimet e dy lojtarëve si Baloteli dhe Boateng. Synimi i ish presidentit të Milanit është që të nisë një aventurë të re me këtë skuadër në Seria A. Kjo është edhe arsyeja kryesore që bindi dhe Boatengun të rikthehet në Itali.

Në një intervistë për Corriere Della Sera, Boateng foli për transferimin në Monza.
“Pas një periudhe 6 mujore tek Barcelona, nuk isha aspak i lumtur. Mund të transferohesha në Amerikën e Jugut, por doja të ndihesha i lumtur. Me Monzën synoj të shkojmë në Seria A dhe do të ia dalim”- u shpreh Boateng.

Gjithashtu ganezi foli edhe për racizmin që mbetet diçka prezente në Itali, pasi të bardhët nuk mundohen që të ndihmojnë kundrejt kësaj çështje.

“Mendoj se çështja e racizmit vijon të bëhet më keq. Ata krijuan “BlackLivesMatter” por është bërë shumë pak kundër këtij fenomeni. Të bardhët nuk bëjnë asgjë për të na ndihmuar. Askush nuk më ka thënë që më suporton në këtë luftë. Disa kanë frikë, ndërsa disa të tjerë mendojnë se është më mirë për karrierën e tyre të mos ekspozohen. Mendoj që edhe ata kanë faj, pasi nëse do të flisnin, zëri i tyre do të dëgjohej më shumë.”- e mbylli fjalimin Boateng. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *