E veçantë/ Për t’u mbajtur shënim nga Superiorja, prodhimi shqiptar është arritja më e madhe

Një fakt vërtet interesant vjen nga Superiorja në këto dy javët e fundit. Për të bërë krahasimin sesa me vlerë është ky kampionat dhe për ta krahasuar me vetveten në sezonet e shkuara, nuk duhet t’i drejtohemi vetëm golave të shënuara dhe pikëve që kanë pasur ekipet në tabelë. Si rrallëherë nga ajo që jemi mësuar, në këto dy javë të fundit të kampionatit kanë qenë golashënues lojtarët shqiptarë në të gjitha takimet. Pra kemi prodhimin shqiptar që ka vëmendjen kryesore dhe që arrin të bëjë diferencën.

Vllaznina kishte si hero Hoxhajn, ndërsa te Laçi shënuan Xhixha dhe Lushkja. Nga ana tjetër Partizani fitoi falë golave të Carës dhe Asanit, ndërsa mes katër realizimeve te Skënderbeu-Teuta kishim si golashënues: “Pusi, Bregu dhe Krasniqi me dopietën”. Pra në këto pesë takime që janë zhvilluar, duke përmendur këtu barazimin pa gola mes Kukësit dhe Tiranës, produkti i futbollistëve shqiptarë ka arritur që të marrë rëndësinë e duhur në një vend që gjithmonë jep vlera të larta dhe shpeshherë të pamerituara për disa të huaj “anonimë”. E njëjta panoramë u paraqit edhe në javën që lamë pas, ndërsa nga e gjitha kjo është futbolli shqiptar që fiton më tepër nëse do të ketë një vazhdimësi të tillë, për t’i dhënë më shumë shansin vendasve dhe për të kursyer shpenzimet e tepruara në Europë.  /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *