Shifrat dhe fusha folën qartë, futbollisti shqiptar rreshtohet mes më të mirëve në Turqi

Eduart Rroca ka shkëlqyer ditën e djeshme, ku rrëmbeu gjithë vëmendjen në skuadrën e Istanbulsporit. Mesfushori shqiptar tundi dy herë rrjetën si dhe dha një asist gjatë 90 minutave, megjithëse në fund nuk shërbyen për të dalë me tre pikët nga stadiumi. Bursaspor barazon gjithçka atëherë kur fitorja dukej e sigurt për klubin nga Stambolli.

Mirëpo një paraqitje e tillë padyshim që do të merrte vlerësimin e duhur pas ndeshjes. Në formacionin më të mirë të javës për Kategorinë e Dytë të Turqisë nuk kishte si të mungonte emri i Eduart Rrocës. Shifrat dhe fusha folën qartë, prandaj ish-lojtari i Kukësit e dheh veten të rreshtohet mes 11 më të mirëve për mëtë javë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *