Fjalët i fusin në telashe, FFK-ja dënon me gjobë Klodian Duron dhe Ismet Munishin

Akuzat ndaj arbitrimit janë përherë të pranishme përshkak se ndodhin gabime njerëzore, por të cilat mund të ndikojnë drejt për drejtë në rezultatet e takimeve. Trajneri Klodian Duro, që sapo ka marë drejtimin e skuadrës së Feronikelit zgjodhi të bëjë një deklaratë të guximshme, ku akuzoi hapur se gjyqtarët po mbanin shumë anën e Dritës. “Ekipi që është në vend të parë po ndihmohet nga gjyqtarët”, kishte deklaruar Duro në një emision televiziv.

Sigurisht që Federata e Futbollit të Kosovës, duke u ndjerë dhe e fyer nga këto fjalë, ka ndërmarrë masa ndaj trajnerit Duro. Masa ndëshkuese ndaj Duros është një gjobë në para, vlera e të cilëve nuk është bërë akoma e ditur. Gjithashtu të njëjtin fat ka pasur edhe trajneri tjetër shqiptar, Ismet Munishi, i cili po ashtu nuk i ka kursyer fjalët pr mënyrën e gjykimit në kampionat./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online