Nuk ka shënuar ende/ Ishte dalje nga plani, Tare tregon për herë të parë arsyen e transferimit të Muriqit

Në verë u pa si lëvizja e karrierës, por Vedat Muriqi nuk ka mundur ta marrë dot me vete në transferimin te Lacio shkëlqimin që kishte në Turqi. Pavarësisht dëmtimeve dhe infektimit me Covid-19, sulmuesi shqiptar nuk ka shënuar ende në asnjë prej 8 paraqitjet e bëra me fanellën bardhekaltër.

Kjo ka bërë që blerja e tij të kritikohet nga tifozët, ndërsa Igli Tare më në fund thyen për herë të parë heshtjen dhe zbulon se ardhja e Muriqit në kryeqytetin italian ishte një dalje nga plani. Kështu, drejtori sportiv shqiptar tregon për mikrofonin e “Sky Sport” se klubi kishte rënë dakort për të shitur Kaisedon dhe “pirati dardan” do të shërbente si zëvendësuesi i tij. Megjithatë një transferim i tillë nuk ndodhi dhe Muriqi rezultoi një dalje jashtë skenarit për Lacion.

“Në fund të sezonit Kaisedo pati një marrëveshje me mua dhe presidentin Lotito duke iu referuar një oferte në Katar. Kështu që ne morëm Muriqin si zëvendësuesin e tij. Pastaj, për arsye të ndryshme, ky transferim nuk u materializua dhe ai qendroi në Romë”, zbulon Igli Tare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *