VIDEO/ Lazio nuk e vë në pikëpyetje fitoren me Napolin, Reina bën Strakoshën të vuajë stolin

Lazio fiton ndaj Napolit me rezultatin 2-0, duke iu afruar kështu me vetëm 3 pikë vendit të katërt. Kryeqytetasit luajtën një ndeshje gati perfekte si në sulm ashtu dhe në mbrojtje, duke mos e vënë asnjëherë në pikëpyetje përfundimin e këtij takimi. Immobile dhe Alberto ishin firmëtarët e kësaj fitoreje mjaft të rëndësishme për ekipin e drejtuar nga Simone Inzagi.

Nga ana tjetër, një lajm aspak pozitiv shkon për trajnerin e Kombëtares së Shqipërisë, Edi Rejan, i cili duket se do ta ketë mjaft të vështirë të zgjedhë portjerin e duhur, pasi Tomas Strakosha nuk po arrin të luajë. Edhe pse Pepe Reina erdhi me misionin për ta ndihmuar 25 vjeçarin të rritet, duket se paraqitjet e tij të mira e kanë lënë në stol.

Teksa dimë se portierët nuk dëmtohen shpesh, Thomas Strakosha do ta ketë mjaft të vështirë për të rifituar pozicionin e titullarit dhe do t’i duhet të shpresojë në performanca të gabuara të 38-vjeçarit Reina./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online