Në ditën e sotme janë zhvilluar edhe dy takimet në grupin A të Kategorisë së Parë. Me një vëmendje të madhe pritej përballja mes Burrelit dhe Dinamos, pasi janë dy skuadra që pretendojnë ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar duke parë edhe pikët që kanë grumbulluar deri tani.
Megjithatë kjo ndeshje u nda në paqe dhe në një barazim pa gola, që i mundëson kryeqytetasve të marrin sërish kreun të vetëm, duke llogaritur një pikë më shumë se Korabi i vendit të dytë dhe dy pikë më tepër se Burreli. Nga ana tjetër Partizani B nuk ka arritur që të fitojë ndaj Velecikut, teksa golit të Peqinit iu përgjigj Shekaj nga pika e bardhë e penalltisë. /Sport Ekspres/