Ali Sowe është duke marrë rolin e heroit për klubin e tij, CSKA Sofia. Ish-futbollisti i Skënderbeut ka gjetur sërish rrjetën kundër ekipit të njohur italian, Roma. Këtë herë ishte një gafë e Fazios ajo që ka sjellë golin.
Mbrojtësi verdhekuq ka kthyer topin në mënyrë të gabuar pas, duke dhuruar kështu një asist perfekt për ish-lojtarin e Kategorisë Superiore që shtang kështu për herë të dytë Romën, teska e dërgon sferën pas shpinës së portierit kundërshtar.
Pas këtij goli CSKA e Sofias udhëheq me shifrat 3-1 takimin kundër romakëve, të cilët e kanë siguruar kualifikimin në fazën me eliminim direkt. Ndërkohë, edhe nëse rezultati mbetet i pandryshuar deri në fudn të ndeshjes, fitorja do të jetë thejsht për statistikë për bullgarët, që sërish do të mbajnë vendin e fundit në renditje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/noob_fcb/status/1337111905668911107