E papritura ka ndodhur në sfidën mes PSG-së dhe Bashakshehirit. Për herë të parë në historinë e Champions League lojtarët braktisin ndeshjendhe shak është bërë arbitri. Gjyqtari i 4-t i këtij takimi ka shprehur fjalë rraciste në drejtim të Bemba Ba, duke e quajtur si “ky djali i zi“. Një frazë kjo që nuk është pritur aspak mirë si nga sulmuesi, ashtu edhe nga shokët e tij të skuadrës, të cilët kanë protestuar menjëherë ndaj arbitrit rumun.
Kësaj proteste i janë bashkaur edhe futbollistët e PSG-së, që nuk e kanë toleruar rracizmin në fushën e lojës. Një ngjarje padyshim e turpshme kjo, që në si përgjigje ka marrë braktisjen e ndeshjes nga Bashakshehir si dhe nga nënkampionët e Champions League, PSG./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Clear as day something racist was said Demba Ba as he should be furious pic.twitter.com/FEGYYyg3la
— Jamie? (@jamiecameron123) December 8, 2020