VIDEO/ Harrojini të gjitha, biseda e Demba Ba përballë arbitrit racist bën xhiron e rrjeteve sociale

Në një vit të pabesueshëm si ky që po kalojmë, çuditë nuk mungojnë. E radhës ka ardhur në Champions League, ku arbitri i 4-t i takimit mes PSG-së dhe Bashaksehirit ka kaluar etikën sportive dhe atë njerëzore, duke shfaqur rracizëm ndaj Demba Ba. Ky i fundit është ndëshkuar me karton nga kryesori i takimit dhe pikërisht në këtë moment ka ndodhur edhe episodi i papreçedentë, kur rumuni drejtohet me fjalët “ky dali i zi” për të treguar lojtarin që duhet të ndëshkohej. Protestat kanë vërshuar pas kësaj fraze, me Demba Ba i cili merr një kurajo për tu admiruar dhe përballet me gjyqtarin.

“Ti kurrë nuk thua ‘ky djali i bardhë’, por thua “ky djali”. Kur më drejtohesh mua thua ‘ky djali i zi’”, ishin këto fjalët që sulmuesi i Bashaksehir i ka thënë arbitrit të katërt. Një ballafaqim ky që po bën xhiron e rrjetit, me Demba Ba që ka marrë mbështetjen e shumë njerëzve.

Ndeshja është braktisur nga të dyja skuadrat pas këtij momenti të turpshëm, ndërsa mësohet se gjithçka do të rinisë sërish, por me një tjetër gjyqtar të 4-t. “Kartonin e kuq“ e merr kështu pikërisht rumuni, që me shumë mundësi nuk e kalojë pa pasoja të tjera këtë gjest të sotëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/AndyRobsonTips/status/1336411004402618370

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online