Mario Baloteli i ka dhënë fund pushimeve të tij, duke vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij. Një karrierë e mbushur me skuadra dhe kampionate elitare, por sjellja e tij ka bërë që shkojë në rënie përpara kohe. Pas largimit nga Breshia emri i sulmuesit italian është lidhur me shumë ekipe të ndryshme, por në fund ka qenë Monza ajo që ka siguruar shërbimet e tij.
Ekipi italian ka zyrtarizuar transferimin ditën sotme dhe ishte një emër i njohur për Balotelin ai që ka qenë pranë tij gjatë prezantimit. Bëhet fjalë për Adriano Galianin, i cili së bashku me Berluskonin kanë vazhduar bashkëpunimin e tyre te Monza, ekip që e morën nga Seria C për ta ngjitur një kategori më lart.
Synimet e klubit bardhekuq janë për në elitën e futbollit italian dhe për të mbërritur këtë objektiv kërkohen cilësi dhe eksperiencë, dy karakteristika këto që Baloteli i zotëron. Megjithatë mbetet për t’u parë nëse sulmuesi italian do të mund të kontrollojë sjelljen e tij për të mos sjellë një situatë të njëjtë si në të shkuarën e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Benvenuto Mario!???? https://t.co/2nmDzUzDV1 pic.twitter.com/a3F3SCoTiB
— AC Monza (@ACMonza) December 7, 2020