Selltik nuk arrin të fitojë ditën e djeshme dhe largohet shumë prej kreut të klasifikimit të Premier Ligës skoceze. Tifozët e kësaj skuadre nuk e kanë përtypur dot që pas dominimit absolut disa vjeçar, tashmë trofeu t’i kalojë Rangersit. Pas barazimit me St Xhonston me shifrat 1-1, disa tifozë huliganë i kanë zënë pritë autobuzit të klubit dhe filluan të bërtisnin në shenjë proteste.
Më pas disa të tjerë nuk kanë duruar dhe kanë filluar ta godasin autobuzin e skuadrës dhe është dashur ndërhyrja e policisë së rendit për të qetësuar situatën. Tifozët skocezë dallohen për karakterin e tyre rebel dhe janë mjaft të dhënë pas skuadrës së tyre. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
They’re fucking wild man hahahahah worst video yet pic.twitter.com/xYMn2VA2CL
— SF3 (@SF3_____) December 6, 2020