“Është i ngjashëm me mua”, krahu i djathtë i Rejas flet për Hysajn: E nënvlerësojnë, por është lojtar thelbësor

Krahu i djathtë i Rejas në Kombëtaren shqiptare, Serxho Porini, ka folur për “Taca La Marca” në “Radio Musica Television”. Në temat që ka prekur ka qenë edhe ajo e Elseid Hysajt, të cilin e njeh mjaft mirë, pasi e stërvit te kuqezinjtë. Ish-mbrojtësi italian është shprehur se futbollisti shkodran dhe ai janë të ngjashëm në karakteristika, si dhe e vlerëson lojtarin shqiptar si thelbësor në skuadrën e Napolit.

“Për sa i përket karakteristikave, ai dhe unë jemi të ngjashëm. Ai është një lojtar që nuk përcaktohet kurrë si i rëndësishëm ose vlerësohet si një element i domosdoshëm, përkundrazi mendoj se është një lojtar thelbësor në dhomat e zhveshjes dhe në skuadrën e Napolit. Unë e njoh atë, duke e stërvitur në ekipin kombëtar dhe përveç që është në gjendje të plotësojë çdo rol në departamentin e mbrojtjes, Hysaj arrin t’i japë Napolit atë ekuilibër mbrojtës që të kaltrit ndonjëherë mundohen ta gjejnë.

Është nga ata futbollistë që gjithmonë duhet të jenë të pranishëm, në një ekip që synon të fitojë diçka të rëndësishme. Në klubet e mëdha ka kampionë, por për të fituar duhen gjithashtu lojtarë që gjithmonë thonë “këtu” me performancë optimale kur të thirren. Hysaj është pjesë e kategorisë dhe ai po e provon atë në këtë pjesë të parë të sezonit, me Gattuso, duke gjetur hapësirë ??si në të djathtë ashtu edhe në të majtë”, ka thënë Serxho Porini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *