VIDEO/ Derbi i Londrës i përket Murinjos! Son dhe Kejn kanë lindur për luajtur bashkë, gol spektakolar për koreanin

Ka përfunduar me shifrat 2-0 përballja mes Totenhemit dhe Arsenalit. Derbi i Londrës i përket kështu Murinjos, i cili arriti të fitojë duelin me Artetan në stol. “Topçinjtë” kanë dominuar ndeshjen, por golat kanë folur për Spërsat. Këta të fundit arritën ta vendosnin fatin e takimit që në pjesën e parë, teksa dyshja Son dhe Kejn kanë tundur rrjetën për t’i dhënë skuadrës 3 pikët.

Dy lojtarët e sulmit të Totenhemit duket sikur kanë lindur për të luajtur së bashku, pasi kombinohen në mënyrë perfekte me njëri-tjetrin. Në fillim Kejn jep asist për Son, që në minutën e 13 realizon një gol spektakolar duke zhbllokuar shifrat. Ndërkaq në shtesën e pjesës së parë është koreani që jep asisit për Kejn, që nga brenda zone dyfishon rezultatin. Kjo ka bërë që të jenë plot 11 gola këtë sezon që janë prodhim i kombinimit të dy lojtarëve të Totenhemit, të cilët kuptohen më së miri me njëri-tjetrin në fushën e lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/futbolstrikers/status/1335641462508118016

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online