Tifozët e Partizanit e kanë ndezur derbin me Tiranën në rrjetet sociale. Duke ditur se kjo përballje nuk do t’i ketë sportdashësit në stadium, gjuha është bërë më e egër nëpërmjet publikimeve të ndryshme.
Së fundmi është grupimi “Ultras Guerrils” që i kërkon futbollistëve të mos kenë asnjë mëshirë të vetme për kundërshtarin, për të shënuar dhe për ta “shkelur”. “Ju keni dominuar për vite me radhë”, është kryefjala e tifozëve për t’i kujtuar lojtarëve të Partizanit “mallkimin” që kishte Tirana në derbi dhe për t’i dhënë më tepër vetëbesim përpara ndeshjes. /Sport Ekspres/