23 ndeshje pa humbje/ Si Grezda humbi mundësinë e jetës me Gerrard, po thyen dinastinë e Celtic

Një futbollist i madh nuk kthehet gjithmonë edhe në një trajner të këtyre përmasave. Por Steven Gerrard po ia del në aventurën e tij të re, teksa nën drejtimin e Rangers po korr rezultate fantastike. Pasi arriti të njihte ekipin, në këtë sezon të ri po korr rezultate mbreslënëse.

Jo pak, por 23 ndeshje ka Rangersi pa e njohur humbjen. Në kampionat duket se do të thyejë dinastinë Celtic teksa ndodhet në vendin e parë dhe 11 pikë larg tyre. Derbin e fundit në “Old Firm” ka arritur që ta fitojë në shifrat 0-2, ndërsa ndodhet edhe në vendin e parë të grupeve në “Europa League”.

Gjithçka në përfeksion, ndërsa Eros Grezda humbi mundësinë e artë për t’u ngjitur në karrierë me Gerrard. Për shkak të sjelljes së tij humbi besimin e trajnerit të njohur që do ta ndiqte personalisht në Kroaci duke e sjellë në Skoci si një zbulim. Megjithatë Grezda do të largohet nga Rangersi pasi nuk do t’i jepet më hapësirë, për t’u rikthyer sërish te Osijeku. Më pas do të ishte Florian Kamberi që fitoi dashurinë e tifozëve dhe vetë trajnerit, por ekipi skocez nuk arriti marrëveshjen me Hibernian për blerjën e plotë të kartonit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online