E fshehin me Netflix dhe duke i lënë Pablo Eskobarin, personi i vetëm në botë që nuk e di largimin nga jeta të Maradonës

Ekziston vetëm një person në botë që nuk e di ende për ndarjen nga jeta të Diego Armando Maradonës. Bëhet fjalë për Carlos Bilardo, ish-trajneri i cili vuan nga një sindromë e veçantë dhe nuk i lejohen shqetësime të tepërta, pasi do të ndikonin për keq në shëndetin e tij.

Ndërkohë Carlos ishte shumë i lidhur me Maradonën dhe për këtë arsye nuk i është komunikuar ndarja nga jeta e Maradonës. Për momentin familjarët e kanë izoluar duke mos pasur asnjë kontakt të vetëm me njerëz të tjerë dhe duke i hequr mundësinë për të ndjekur lajmet në televizor.

Si zgjidhje vjen “Netflix” me seritë e Pablo Eskobarit, por kjo situatë nuk mund të zgjasi shumë. “Është diçka që do të jetë në media për 20 ditë, do të vazhdohet që të flitet për atë që i ndodhi Maradonës. Po mendojmë një plan që t’ia tregojmë të vërtetën dhe fillimisht na duhet që të shohim reagimin e parë të tij”, ka thënë vëllai, Jorge. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online