Myrto Uzuni po bën jehonë të madhe në mediat e huaja, teksa që në ndeshjen e parë si titullar në grupet e Champions League arrin të tundë rrjetën, pavarësisht se përballë kishte një emër të madh si Juventusi. Shënoi përpara syve të idhullit të tij, Ronaldo, dhe festoi në të njëjtën mënyrë si ai. Kaq mjaftoi që të bëhen kryefjala e mbrëmjes në rrjet.
Ndërkonë tashmë sfida e radhës është kundër një tjetër klubi të madh. Pas Juventusit, këtë herë Uzuni hap kartat me Barcelonën e Mesit. Media e njohur “Bleacher Report” në faqen zyrtare në “Twitter” kanë shpërndarë një video për të prezantuar përballjet e kësaj jave në Champions League dhe mes yjeve të këtyre ndeshjeve gjendet edhe talenti kuqezi. Mesi këtë herë gjendet i ulur në tavolinën e yjeve të pokerit me “Ronaldon” e Ferencvarosh, që do të luajë kartat e tij në fushën e lojës nesër mbrëma./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Another big week in Europe coming up ??
(@hotelsdotcomuk) pic.twitter.com/VBacEV2hu7
— B/R Football (@brfootball) December 1, 2020