VIDEO/ Shqiponja fluturon edhe në Kroaci, Kallaku dhe Tuci bëjnë Lokomotivën të flasi shqip

Dita e Pavarësisë i ka gjetur lojtarët shqiptërë më në formë se kurrë. Futbollistët shqiptarë kanë gjetur rrugën e rrjetës në Turqi dhe në Austri, ku natyrisht që kanë zgjedhur simbolet tona kombëtare për të festuar golat e tyre.

Por shqiponja ka fluturuar edhe në Kroaci ditën e sotme. Në derbin e shqiptarëve mes Goricës, ku luan Albi Doka, dhe Lokomotivës së Zagrebit ka tundur rrjetën edhe Intrit Tuci. Kjo është ndeshja e dytë rresht për talentin kuqezi që shënon me fanëllën e kroatëve, duke gëzuar një formë mjaft të mirë.

Ishte një asist i Kallakut brenda zone në minutën e 50 që e dërgon topin në këmbët e Tucit, i cili nuk gaboi të vendoste baraspeshën e takimit, që përfundoi në shifrat 1-1. Dyshja kuqezi bën që Lokomotiva e Zagrebit të flasë shqip ditën e sotme dhe të largohet nga stadiumi në këtë transfertë të vështirë me 1 pikë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *