VIDEO/ Nuk ka festë pa Ronaldon, Juventusi bllof dhe karton të kuq kundër… Beneventos

Juventusi i Andrea Pirlos është larg atij ekipi që të gjithë tifozët prisnin të shihnin këtë sezon. Shumë ulje dhe ngritje për bardhezinjtë që nuk po arrijnë të bindin me lojë rezultate në fushë. Pa Ronaldon nuk ka festë te “Zonja e Vjetër” që po tregon varësinë nga ylli portugez.

Bllofi këtë herë vjen kundër Beneventos së Inzagit, që i ka marrë një barazim kampionëve në fuqi të Italisë. Takimi ka përfunduar me shifrat 1-1, ku të parët kanë kaluar në avantazh bardhezinjtë falë Alvaro Moratas. Megjithatë në minutat shtesë të pjesës së parë Letizia barazon gjithçka.

Por si për të mos mjaftuar me kaq, atëherë kur arbitri i kishte fryrë bilbilit për përfundimin e ndeshjes, Morata ndëshkohet me karton të kuq, duke qenë një mungesë e rëndësishme në javën e ardhshme, kur i pret edhe derbi me Torinon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/1897Passion/status/1332739694153641984

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online