Milani duket se ka arritur marrëveshjen me lojtarin e Marsellie, Thauvin dhe ai mund të vijë tek kuqezinjtë në merkaton e verës. Sipas gazetës Todofichajes.com, kontrata do të jetë 4 vjeçare me një pagë prej 3 milionë eurosh në sezon. Në një intervistë për “Telefoot”, drejtori sportiv i Milanit, Paulo Maldini ka pranuar se objektivi kryesor i skuadrës është shumë pranë finalizimit.
Arsyeja kryesore pse Milani ka insistuar për më shumë se 1 vit mbi francezin Thauvin është për shkak se ai preferon të luajë në krahun e djathtë të zulmit. Në këtë pozicion aktualisht luan Samuel Castillejo, por nuk po arrin të tregojë performanca të mira. Sipas raportimeve të fundit, Castillejo do të largohet në sezonin e ardhshëm.
Një shtysë të madhe për të afruar Thauvin është edhe Ibrahimoviç, i cili e njeh mirë lojtarin në kohën kur ishte tek Paris Saint Germain. Klubi i ka premtuar suedezit se do t’i ofrojë ekipin më të mirë të mundshëm, në mënyrë që ta bindin të rinovojë të paktën dhe 1 vit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/