“Të bëj te Partizani si te Skënderbeu”, Daja flet për përballjen me të shkuarën

Partizani do të ndeshet në ditën e nesërme kundër Skënderbeut dhe një përballje e veçantë do të jetë për Ilir Dajën. Një ndeshje që e përball me të kaluarën, duke ditur sukseset e arritura me Skënderbeun. Në konferencën për shtyp Daja është shprehur:

“Dihet që me Skënderbeun kam kulmin e karrierës time dhe do dëshiroja ta bëja të njëjtën gjë me Partizanin. Kam kaluar shumë mirë në atë qytet ku edukata dhe kultura janë prezent në çdo moment.

Nesër i kemi kundërshtarë dhe ashtu siç kam bërë me Skënderbeun duke dhënë maksimumin, ashtu do bëj edhe me Partizanin. Ky është profesioni ynë. Nesër do mendoj me të gjithë mënyrat që bashkë me ekipin të dalim me tre pikë nga ndeshja”, u shpreh Daja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online